Më preve në besë-Kumrie Avdyl Shala


Kumrie Avdyl Shala

Pse m ‘thua t ‘kam motër e vëlla,

Kur n’ ujdi bijën me shekja,

E, ai na ka pre e na ka vra.

Sa po me vjen rënd,

Se, shpejte e harrove çfarë

t ‘pata than?

Nëse je shqipe ke gjakun tonë,

Jarani me shekja e ruse kurrë nuk banë.

Heu pasha njat Zot, që me dha ketë jetë,

Ma gunave zemrën, shpirtin ma helmove, që gjak pikon.

Kur kujtoj ato kohë te kobshme çfarë beri shkau,

E ty, nuk te behet vonë,

Se vetëm si ngjarje i ke pa n’ televizion.

Por ti s’ke faj joo

Se nuk u përbirove si Ne,

Te flesh ne këmbë,

E te vdekurit t’i truposh

Se, as lopatë s’patëm te vrarët mi varros.

E ti, mbijnë n’ ujdi me atë shekja te zi,

Thur e reklamon vargje për dashni.

Mos u hidhëro se tek ti s’kam ma shprese,

Se, për t ‘dytën here m ‘preve ne besë,

Oh, bre si s’të shkoj mendja njëherë çfarë beri shkau,

Foshnjat ne djep i dogj i përlau,

Pleqtë e grat shtatzëna,

i preu e i vrau, e ti?.

Ah, sa po me vjen rënd nga vetja kujt i paskam than,

Nuk ta lëshoj dore deri sa, te me mbulojnë dërrasat e varrit,

Jo, jo nuk paskem faj unë qe besa,

Te paralajmërova se

ujdi me shekja mos me ba

Se mua pranë kurrë nuk do me kesh, harromë?