Më prit sonte do të vij!-Valbona Shehu


Në errësirë të dy sonte do pimë!

Hëna e qetë ne do të na vëzhgoj

Kur hiret tua unë t’i shpalos

Ëndja ime rrëbyshëm vërshon.

Më prit sonte do te vij më prit.

Të shoh ata sy të bukur të zi.

Të puthë të prek atë buzë prush

Te puthë të prek faqe dhe gushë .

Me epsh e mall dua të të prek

Ato gji bukur që djegin si qiri

Lermë të shijoj zjarrin e zemrës

Si digjet pirgu e flaka n’frangji.

Përse erdhe e bukur si zanë mali!

Lermë moj ti shoh të fshehtat tua

Unë mashkulli yt vdiqa për së gjalli

Lermë t’i prek e ndjej të bukurat ftua.

Zjarrin e trupit tënd dua ta ndjej pranë.

Ofshamat dua t’i dëgjoj moj amane.

Kur të prek gjuha vetvetiu belbezoje.

Pritem erdha me ty te shkrihem sonte.