Më prit!Laureta Malaj


Më prit në muzgun e lagësht,

aty ku errësira ka perënduar.

Aty në dritën e hënës,

dy mes yjesh dashuruar.

Më prit edhe kur unë të jem vonuar,

me hapat pa reshtur t’i vazhdo!

Aty në të ëmbla ledhatime,

më prit ti sa herë, mos harro!

Më prit në dritën e hënës.

Si Zanë do të vij, s’do të nguroj.

E veshur me petkun e mëndafshit,

gjithë nur pranë teje do qëndroj!

LAURETA MALAJ. 12/3/2024.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 79

Të gjitha reagimet:

4Ti, Shkělqim Hoxhaj dhe 2 të tjerë