Me puhizën e mendimeve mbi vete !…Cikël poetik nga Spasse Thanasi


Me puhizën e mendimeve mbi vete !…..
⦁ Cikël poetik nga Spasse Thanasi

PERLЁ ÇUDIE. . .

  • Gjerdan i artё, perlё çudie
    je ti, Liqeni im…
    Me rrezёllime furfuritёse
    tё ujrave,
    nё pasqyrё tё zёrave
    ndrit si vegim…
    Mbushur me ёndrra,
    brigjeve tё tua,
    kristalet e bardha
    nё valle lozonjare
    duket sikur lozin pёr mua !…

MUZA E DIJES….


Në fushën universitare
e blertë në ditë pranverore
kristal rrezatues në jetë
në qiellin e bardhë studentor !…
Një poet me rreze ëndrrash
Në ditar shkruan :
“ Kalojnë mjaftë vite
Dekada plot festa yjesh
Duke shkruar nje poemë – diturie !….”

KUJTIMIT I SHTOJ DRITЁ….
⦁ Prindёrve tё mi


Mё dhuruat dashuri
Sa liqeni bregut valё
Dritё ju patёn sytё e mi
Sa ju kisha pranё tё gjallё…

Tё munduar, por tё mirё
Bukur “gjurmёn” e latё pas
Porsi vesё mbi trёndafilё
Qё s’humbet veç nё njё cast…

Tani qё s’ju kam nё jetё
Thellё nё zemёr ju kam vёnё
Tё mё bёni mua shenjt
Porsi veten patёt berё…

Ju shoh juve
Kur çel njё lot
Edhe zemrёn ma zhurit
Si njё amanet pa mort
Qё t’i shtoj kujtimit dritё !..