Me Rastin, Ditës Së Librit Për Fëmijë-Ferit Toma


NXËNËSIT E MI,

SI ZOGJ NË FLUTURIM

Me gëzimin e pranverës,

Sot po e marrim edukimin.

Si shqiponja ruan folenë

A,B,c- ja ju mbush gëzimin.

Zogu nënë fëmijën mëson

Krahët në fluturim shtrëngon,

Degë më degë të fluturojë,

Si një shqiponjë të veprojë.

Dhe ne nisim o fëmijë

Nga më të bukurën dije,

Shkronjat mirë të afrojmë

Abetaren ta përfundojmë.

Jemi bashkë në fluturim,

Askush të mos ketë harrim.

Të vrapojmë në rrugëtim

Sikur zogjtë në shtegëtm.

Katër vjet çdo brez mësoj

Shumë prej tyre fluturojnë,

Brezi tjetër më vjen prapë

Shtegëtmi i kthen të artë.

Brezat ikin e vijnë përsëri

Mua më bëjnë më të ri.

Zërat e tyre më gëzojnë,

Zemrën mua ma rinojë.

Zërin e tyre me vete e marr

Si vezullim e mbaj thesar

Dhe kur dielli rrezet lëshon,

Fëmijët zemrën ta gëzojnë.

Nxënësit e mi në fluturim

Mëmbushin plot adhurim.

Ndjehem Si zog shtegëtar

Zogjtë vijnë radhë radhë.