ME SHQIPEN NUK BËHET SHAKA
Gjarpëri i afrohet
Folesë së saj,
I kishte vënë syrin
Sapo bëhej gati
Të soste qëllimin,
Shqiponja mëmë
Ndërpret fluturimin
Nga larg vjen një zë,
Ju duk si zë miku,
Se fëmijëve të saj
U kanosej rreziku
Ai nuk qe zë,
Qe vetë dashuria,
Që prindi ushqen
Për fëmijët e tija
Pa asnjë mëdyshje,
E mori vendimin,
Të kthehej në fole,
Të ndalë fluturimin
Kur vjen në fole,
Gjen gjarpërin helmshumë,
Që me të vegjlit e saj
Do mbaronte punë
E kapi me kthetra,
Shumë fort e shtërngoi,
Pastaj u ngjit lart,
Mbi një shkëmb e lëshoi
Kur në atë lartësi
Gjarpëri veten pa,
Tha, me zogjtë e shqipes
Jo, s’bëhet shaka! …