Më shumë se gjithçka-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Kur në jetën time ishe,

unë të doja si e marrë,

ishe fryma e mushkërive,

gjaku që rrjedh në damarë.

Ishe hënëza çapkëne,

dielli që më përvëlonte,

një shikim, një mbyllje syri,

zemra zemrën e kërkonte.

Kur në jetën time ishe,

universi ishe ti,

lule e parë që çel pranverës,

tokës të zhuritur shi.

Më shumë ishe se gjithçka,

ishe rrahje e zemrës sime,

lumturia oqean,

që më mbyt sot në kujtime.

Gjithë këto sot i kujtova,

kohën pas nuk e kthej dot,

mbylla dhimbjen në shpirt brënda

faqeve tek rrodhën lot.

M.M.A

27/12/2023

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke buzëqeshur dhe syze

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 250

Të gjitha reagimet:

9Ti, Bardhyl Maliqi, Gori Stafa dhe 6 të tjerë