
Me ta ndryshu jetën
Një hap në endje andrrash,
një fjalë shpirti n’gazmim
Një gjest a shikim
Bashkë si gërshet mlidhen ma mbushin jetën n’shpresim.
Janë mbledhun t’gjitha kunorë si flakërim i artë shamie
falmeshnetje me t’bukrën dorë
si buzëqeshje malluar n’përqafje vështrimesh dritore.
Nji lule e çelun n’ freski
Një fletë gongjeje që qesh
Mbush vesë e dashni janë n’farfurimê shpirti nuk vdes.
Mbi rènë e naltë lajkatare më vjen tash tan lezet Nalt të m’ngrejë si pupël
Pëshpëritje shpirti frymë – jetë.
Në vesh më vjen tingllueshëm
Ndihet n’ajri si shtjellë
Ç”më ngushllon, zemrën ma mbush këngë ëngjëjsh në qiell.
Tan dashnitë e botës po du bashkë gjerdan me i ba
Me e ndryshu botën rrokulli
Një fjalë ,një tingull , një za