Më thoni-Fatbardha Zirka Menaj


MË THONI

Më thoni; ku ndodhet ajo botë?

Ajo qënje njerëzore,ku jetonte njerzëlliku?

Përse;edukata ,mirësjellja,dhe mirësia

tepërta dolën,për kohën sot demode”pa vlera”

Më thoni;përse u folë në emër të dashurisë!?

Kur zemrën ndan mëdysh ,lënduar lanë një shpirtë!

“Nga tradhëtitë dhe pacipësitë e përdala “

Ndjenja u ndërrua na interes,bosh ngelën dashurit.

Më thoni;”katandisur si një parlament miratimesh”

-Nuk bëhen për njerëz ,”por për zagarët dhe qentë”

Për karrige e interes,servilen e shajn gjithë suan..

Se cipë nuk ka më ,dhe ndergjegja ka “prerë gojën”

Më thoni; përse e thyem gjithçka të bukur!

Pak çiltërsi dhe sinqeritet ,sa kushton ku ta gjej..?

Sa njerëz të trishtuar ,”thjeshtë të mbetur skelet”

Të iki…nga kjo botë e përlytë ,si për dreq.

Më thoni;ku të gjej pak thërrime lumturie !?

Ne këto vite dhe k’të jetë që më ka mbetur…

…Njerëz ,që vlejsojnë fjalë dhe të vërtetën!

Ndoshta..do ta gjej në ndonjë tjetër kontinent..?