Më thuaj….!Shyhrete Krusha-Ahma


Me Thuaj….!

Me thuaj te verteten

Perse dielli iku m’at ane

E ret e shiut i solli tek ne

Perse dhimbjet dhembin kaq fort

Kur zemra ngrin e behet dhe!?

Me thuaj perse largesite lahen me lot

Kur hapat e lodhur nuk ecin dot

Perse plaget jan kaq te thella

Kur kenga zogjeve nuk degjohet

E zeri dashurise pushon!?

Me thuaj te verteten

Ti qe din per kete bote te hidhur

Per jeten e asgjese qe frymon

Me thuaj si mund te jetohet me eren

Qe merr flatrat e enderrave, i asgjeson!?

Eshte veshtire kur hapat s’degjohen

Ne qetesine e vdekjes kur asgje s’pret

Me thuaj si eshte kur shtrengoj doren

Ate dore qe me dhuroi jete

E qe iken e me la vet!?

Me thuaj…..