Më thuaj!Majlinda Pajaj.


Më thuaj!

Më thuaj,si ndihesh kur mbrëmja të afron?!

A mos drita të ka verbuar?!

Syri ç’ka që të loton?

Plagën kush ta ka cënuar?!

Më kërkon në imazh të shuar!

A mos ëndrra të gënjen?!

Më kërkon kur jam larguar,

E si hije nuk më gjen.

Unë të thirra, sa shumë bërtita…!

Kokën pas ti nuk e ktheve,

Sa shume lutje, lot gëlltita,

Tani çfarë kërkon prej meje?!

A mos dimri të dënoi,

Kur prej shpirtit më largove,

Apo hëna të qortoj,

Kur prej natës më harrove?!

Mos harro shpirtin e dhembur,

Unë u bëra fletë e grisur,

E në copa isha endur,

Ti një rrugë e kishe nisur!

About Post Author