Më thuaj…Zymer Mehani


Zymer Mehani
Më thuaj…

-Më thuaj,ARBORA
Ku u fsheh dashuria?
-Eja dhe kërkoje nën qepalla t’mia!

-ARBORA, më thuaj
Ku t’gjej bukuri?
-Eja dhe shikoje në k’ta sytë e mi!

-Më thuaj, ARBORA
Ku është ëmbëlsia?
-Eja dhe shijoje në buzët e mia!

-ARBORA, më thuaj
Ku t’gjej lumturi?
-Eja përjetoje në krahët e mi!

About Post Author