Më trazoi letër e vjetër!Jahe Fida


Jahe Fida

Diku në fund sepeti ruaja si thesar

Letrat e herëshme të kohës së rinisë

Më trazoi letër e vjetër, më bëri të marr

Prej ndjenjave të herëshme të dashurisë.

Ajo fjalë e ëmbël mjalt: Të du pa fund

Kish mbetur fjetur sikur dashuria

S’kishte gojë, nuk foli, se pash askund

Qëkur ajo iku lartë, atje tek perendia.

Vetëm sa pak letrës pluhuri iu tund

Shetita rrufeshëm, ashtu si dikur

Tek kroi, pema stoli, korie, gjithëkund

Ku shëtisja me dashurinë e bukur.

Ndjenjat e trazuara, pësuan gënjeshtër

Se pash dashurin, qe vetëm vegim

Pasoj e arkivës me atë letër të vjetër

Tashmë, i lumtur në një tjetër udhëtim!

Jahe FIDA

CASSANO D’ADDA, Milano- ITALI