MË TREMB
Më tremb loti,
vikamë e malit të dhembjes
derdhur deltës së syrit!
syri në vaj,
dora shtrirë meridianit,
muzg i ëndrrës që s’jetoi!
Më tremb edhe kamja,
farfurimë e ngritur
me kafshim psherëtimash!
Më tremb humnera
ku zërat vdesin rrugës;
më tremb edhe lartësia
ku në duele digjen meteorët!
Më tremb vaji i qyqes
lis më lis
humbur gjenetikën
foleve të humbura!
Më tremb urrejtja,
terri i qelizës vrastare!
Më dhemb,
aksi i botës, DASHURIA!
