Me ty egoiste-Besnik Memelli


ME TY EGOISTE

Mbi egon tënde të sëmurë,

Vura pritë, heshtjen time,

Këtë jo, s’e dëshiroja kurrë,

Por, s’më la ndërgjegjia ime.

Me t’y egoiste, s’u bëra palë,

Mos bëja pis, identitetin tim,

A s’ishte kjo, mëndja ime vallë ?

Që të inkurajoj, qysh në fillim.

Sa në qef vetja, të paska hyrë,

Dhe tani më, as që do t’ia dish,

Të më dalësh para, s’ke fytyrë,

Kulturën time, s’mund t’a arrish.

Nuk jam batakçi, as i pabesë,

S’lyem,s’përdridhem,kurrë se si,

As nuk ha njeri, kurrë në besë,

Por jam i thjeshtë, si ç’do njeri.

Mos më dil më, përpara syve,

Se mi vret, ajo fytyrë e ndyrë,

Dhe mos fol, mbrapa krahëve,

Kurrë, dhe në asnjë mënyrë…