Të dashur miqtë e mi lexues, duke shprehur mirënjohjen më të thellë për ju më lejoni të sjellë sonte një poezi të skalitur bukur nga dora mjeshtërore e mikes sime Labe, e cila si gjithmonë na surprizon në këtë mbrëmje te hareshme.Mirënjohja shkon për atë vajzë të mrekullueshme e cila me talentin dhe sharmin e saj sjellë dashuri dhe shpresë!
Me ty në përjetësi
Në zemrën time ti ndeze një zjarr,
sytë e tu bluzojnë nëpër natë.
Jotja magji më bënë kaq të marrë,
në ty gjej prehjen ,gjej botën e artë.
Më je si puhiza që puth detin lehtë,
si fjala e ëmbël që çdo ethe e shuan.
Kjo dashuri le të mbetet përjetë,
me ngjyra të ngohta njeri- tjetrin ta duam!
Në krahët e tu sa dua të qendroj,
aty të jem çdo çast ,çdo frymëzim.
Si shpend në fluturim magjishëm të rroj,
sepse ti je poema e shpirtit tim.
Në sytë e tu shoh detin mbarë,
një psherëtim ndiej nga buzët e tua.
Ngazëllimin tënd që kund se kam parë,
e dua harenë tënde, sa shumë e dua!
Më je trëndafili që veson në agim,
je rrahje zemre plot ritëm e pasion.
Më je aroma që deh shpirtin tim,
çdo çast me ty më sjellë emocion.
Kur ti më prek krejt bota hesht,
jona dashuri një kënge pa mbarim.
Më duket sikur qielli zgjatet na buzëqesh,
o varg që shkruhesh në ditët plot trishtim!
Puthja jote e lehtë më vë në gjumë,
në atë gjumë ku ti vjen nëpër ëndërrime.
Dashuria lundron në detin e pafund,
bashkë me valët që sjellin kujtime.
Ne jemi dy yje në këtë dashuri,
me ty çdo ëndërr bëhet realitet.
Jetojmë bashkë në këtë mbretëri,
unë mbretëresha jote dhe ti i imi mbret!