ME TY
———-
U ngjitëm ngadalë,përpjetë në mal
në hijen e një Lisi,u ulëm në një rrëzë
aty afër pranë nesh,në disa shkurre
bukur ja thoshte këngës,një Thëllëzë.
Me ëndje Thëllezën,ne të dy dëgjonim
ku duke u parë të dy,ne sy më sy
një moment vëmendjen,nga -Thëllëza -hoqa
po të shikoja dhe vështroja,unë vetem ty.
Në mendjen time,seç më ardhi kuturu
dhe doli menjëherë nga mendja-Gjëagjëza-
kush është më e mire më pyeti ajo këtu
ajo që ke pranë,apo është-Thëllëza-.?
Përgjigjen unë,shpejt ja dhashë
Thëllëza le të jetë e mire sa të dojë
këtë që unë,pranë vetes time kam
nga bukuria kurrë,s’do t’ja kalojë.
U çuam dhe tutje,përsëri të dy ecëm
disa shtigje të tjera,ne të dy kaluam
tek degët e dendura të një trëndafili
këngën e një -Bilbili,në atë çast dëgjuam.
Le të këndojë Bilbili,të këndojë sa të dojë
nëpër degët e dendura,të këtij trëndafili
kjo që pranë meje,në krah unë e kam
e ka zërin më të ëmbël se sa e ka-Bilbili-.
Pranë një burimi me ujë të ftohtë u ulëm
në lambirdhnin e dashurisë,të dy u futëm
na u duk sikur në thellësinë,e një -Oqeani-
ndjenjat tona,në ato momente u zhytën.
