Majlinda Pajaj

Kur i puthe sytë e mi
Ëmbëlsia më verboi
I ruajta brenda në shikim
Brenda meje u bëre rreze
Drita jote gjithë çfarë dua
Çdo vështrim të takon ty
Je vetë dielli ti për mua.
Dhe njeherë ti të më puthësh
Verbërinë do e pranoj
Merr’ me vete gjithë ndriçimin
Bashkë me diellin le të shkojë.
Po s’t’i pash dot sytë e bukur
Duke prekur do t’i ndjej
E më shumë unë do të dua
Kur dritën time tek ti të gjej.