Më vjen keq që po shkoj i pa ditur !-Urim Mezini


Sa herë provova veten,ta testoj

U çudita vërtetë ,ngela i habitur

Gjithmonë jam munduar, të mësoj

Por prap më duket vetja i paditur.

Do ta shfrytëzoj këtë kohë,që m’ka ngel

Mbase kap i çikë më shumë dije

Edhe pse u përpoqa,sepse s’qeshë dembel

Të paktën të shkoj si njeri,e jo si një hije.

Me vjen keq,që po ik nga kjo jetë,i paditur

Edhe pse u mundova,shumë gjëra,prap si di

Ndoshta,vërtetë s’arrita të bëhem i ditur

Por t’paktën me vepra e sjellje,shkoj si njeri

Urim Mezini Torino