Më xhaxhin Adem Shaban Pergjegjaj-Nga Jashar. H. Selmanaj


Më Xhaxhin Adem Shaban Pergjegjaj

Natyrisht ishte edhe nipi Nezir Hysenlekaj nga Strellci më ne bashk. Ai më tregojë rrugen dhe shkuam të baca Adem më kerr timin në LUMBARDH. Pastaj ai e thirri dhe u takuam.

Në Lumbardh. Para trojevë të parëvë tanë. Pikrisht këtu u rritë gjyshi im Zenun. Isuf. Përgjegjaj në Lumbardh të Deçanit. Natyrisht u preka thell në shpirtë. Sepse është vendi ku brezat e familjes time janë lindur dhe rritur në këtë vend. Gjegjësisht në LUMBARDH. 100% Shqiptar. Stergjyshi im Selmon Jaha i kishtë vënë shpatën në fyt Pashes në zyren e tijë në Pejë. Se ai i kishte kerkuar të 10 tat. Ndersa Baba Selmon nuk kishte pranuar. Ai kishte qenë më 100 vetë. Ndersa Pasha në oborrin e tijë kishte 1000 ushtar të turqis. Nji debat i ashpër për jetë a vdekje. Në fund Pasha e kishte liruar nga TAKSA LUMBARDHIN. Këtë ngjarje e kam ndegjuar nga FAZLI MAXHARRI NË ODEN TONË.

Katragjyshi është plagosur duke e mbrojtë LIDHJEN SHQIPTARE TË PERZERENI në krahë. Ndersa Gjyshi duke i mbrojtë Hot E Grud e Plavë E Guci më trojet shqiptare ka marrë 4 plagë të rënda. Ishte burr gjigant mbi 2 m i gjatë dhe peshonte diku 140 kg. Baba është plagosur në Batush të Gjakovës kunder partizanëvë Serbo sllavë. Më nji grup atdhetarësh kishtë marrë dy plag të rënda. Ndersa në Drenic në çetën e Shaban Polluzhes duke luftuar kunder partizanëvë Qetnit të TITOS ishte plagosur.

Deshmitari tregonte mixha ( Xhaxhi ) Fazli Maxharri.

Më kujtohet Mixha Shaban baba i baces Adem, sikur sot. Ai çdo dimër ka ardh të ne në Baballoq dhe ka qendruar mbi 1 muaj ditë në familjen tonë. Si fëmijë i vogel e kujtojë më nostalgji. Mixha Shaban ishte shumë fetar i falte 5 vaktet. Gjegjesisht është falur 5 herë në ditë. Ne e shiqonim më kurreshtje. Çdo vitë vinte në dimër nga 1 muaj. E kujtoj më shumë mall atë kohë. Besa më mungon shumë zëri i pleqëvë të vjetër.

Mixha Shaban ishte i mrekullueshëm më plis të Bardh e shall të Bardh dhe në atë kohë e kishte mjekrren e thinjur por shumë mëlankolik.

Baca Adem në mosh, por shumë vital për moshen të cilen e ka kaluar. Shiqon mirë ndegjonë mirë. Natyrisht memorien e ka shëmbullore. Pastaj ec, si djali i ri. Madje shumë i saket gjatë bisedes. Konkretisht i shkathët vëllezërit e mëdhënjë më tha i njohë mirë, ndersa ty më tha jo. Çeltersisht më bëri përshtypje gjatë bisedes fliste ngadal dhe rrjedhshëm. Natyrisht më janë kujtuar pleqët në Odat tona. Ata kur bisedonin kanë folur shumë shumë ngadale.

Baca Adem më kritikoj për ndryshim të mbiëmrit. Ai më sygjerojë të ndryshojmë nga Selmanaj në Përgjegjaj. Madje më tha, nëse deshiron më ndertuar shtepi eja në Lumbardh dhe nderto nji shtepi. Unë ta siguroj trollin për ndertim të shtepis. Tani e faleminderoj nga zëmra bacen Adem. Shabanin. Për mikpritje dhe rrespekt.

Gjyshi nuk jam i sigurt apo Baba i Baces Adem dhe Gjyshi im kanë ngrën buk në nji shtepi dhe janë lindur e rritur bashk. Gjegjësisht ishin nji familje. Unë isha për herë të parë të trolli i Gjyshit tim. Aty u ndjeva shumë i qetë. Natyrisht nji ndjenjë jashtëzakonisht e veçant. Sepse edhe varret ishin përball shtepive. Fatkeqësisht varret e të parëvë janë zhdukur më kohën.