Medalion krenarie-Ildije Xhemali


(Fëmijëve shqiptar kudo ku jetonë.)

Ti Ilir dhe ti, Teutë

Ji krenar e mos u tut

Rrënjët e tua n’histori

Janë plot nder, plot lavdi

T’parët e tu në Iliri

Mbrojtën jetë edhe kufi

Askush si njohu si pushtues

Rrënj’ngulitur, anijendërtues

Bota i njohu si perandor

Strateg, dijetar,librin n’dor’

Prijës të zot në çdo fe

Nderuar së pari Mëmëdhe.

Ç’të kujton emri Skënderbe?

-Strategu i madh mbi dhe

Po mëndjendritura Elenë?

– Fisnikja dijetare me penë.

Dini shum’ për Terezën Nën’

Gjurm’ drite kontinenteve lën’

S’janë t’paktë prindrit tuaj

Ballëlart në dhe të huaj.

Dhe pse quhesh: Krist

Muhamed a ç’emër mban

Ji krenar për genin Alban!

Mirardhsh n’Atdhe, Bir shqiptar!

Për Gjuhën Shqipe ji krenar

Të tutë, folur ka çdo i parë

N’çdo kafshat’ e gllënkë ujë

Shqip n’Atdhe t’flet çdo gurë.