Një shikim i drejtë
Një buzëqeshje e çiltër
Një shkëndijë dielli në mes
Një largësi e gjatë
Një ndjenjë e ftohtë
Një keqkuptim i kotë
Një kala u shemb sot.
Një lule e çelur
Një këngë e bukur
Një shëtitje në natyrë
Të bën të ndihesh mirë.
Një fjalë e ëmbël
Një libër i mirë
Një shok besnik
Janë thesar or mik.
