Meditim çasti:Zymer H.Haliti


MEDITIM ÇASTI

Fillon të fryejë një erë

fërshëllojnë dritaret blu

hapi i parë në pranverë

sythin zgjon thellë në dru.

Vjen stina me hap të blertë

kokën e nxjerr në dritare

edhe lulja tek rri pjerrët

çelin gonxhet në luadhe.

Një lejlek i vonuar

vjen i lodhur si shtegtar

në çerdhen e stërvjetruar

e përtrinë me pak barë.

Gjithçka ngjallet në kujtime

nga vrushkulli pranveror

ia thotë këngës zemra ime

teksa retë i prekë me dorë.