Meditime personale-Teuta Shaqiraj


Meditime personale ( poetëve)

Poeti ska nevojë për “leje kalimi”,

është kaltërsia e shpirtit të lirë,

të hyjë në labirintet me të errëta të mendjes ,

ne skutat e shpirtit te levrije.

Te fluturojë deri në lartësitë,

te vallëzoje me yjet e Qiellit,

të mos verbohet nga drita e Diellit.

Oh poeti është shpirti binjak i hënës

ku ngrohet Muza deri ne te gdhire

me ardhje brumi majaje e pjekur

ne magjen e zemrës te vije.

Eh qenka e vështirë udha

për të te dashur ty,

e mira ,

per te ndjekur ty e imja enderra ,

poezia.