Razielda Hitaj
Mëkatet e poetes
Buzë’mbrëmje e grinjtë
Ajo sikur i fshihej hënës së ngrënë
Retë ulur ballit e loti përcillte lotin
Një varëse floriri, formë’zemër
apo kokë’nepërke,verdhonte oazit,si e etur.
Kush do ta kish fatin e saj e s’do flijohej..?
“Rojtarja”e mistereve në hipnozë
Gufonte zemra apo gjiri..? Heshtje deri në mërzi…Frymëmarrje apo marrje’fryme ?
Syri i paqtë diç ndolli në dhimbje,
Aq afër sa prekjet me frymë,
Retina mjegull, irisi xixëllimë…
Pikë’loti krijoi mornica mollëzës, zëri’qiellor hutoi xhindet!
Eh, mëkatet e mia..!? Oaz,oaz
Ngashërimi shthuri pikëllimin
Ajo,,,lutej,përgjërohej në amshim; Melo’dramë
Dikur, ajo “lëndinë prilli”, a mund të
bëhet ende”shtrat dëbore”për mua ?
Po flladi i asaj lulërie, do mbetet vallë,,frymë përjetësisie ?
Po vallëzimi i lotëve të shiut a e zëvendëson dot lotin e lëndimit ?
Ëngjëjt qenë afruar e dëgjonin të rrahurat e zemrës
Nur mbi nur mori, ndërsa nisi të tjerrë dufin’shtëllungë…
***
“Ndjej ftohtë”,,, dhe një lemz e mbyti,si parandjenjë
Mundet t’ma falësh lotin, foli “ëngjëlli” i saj ?
A do shuhej etja ?!
Buza piu lotin,,,mpiu edhe syrin
Rizgjohet,,,qe ëndërr,apo muza qe dehur !?
Rinis lundrimi,,,flatrat e zemrës bëhen velë…
Si një gjahtare përgjërohet gjurmëve të pashkelura
E lodhin dhe i lodh muzat…
Pas hireve të saj donzhuanët i zbut buzëqeshja e hënës…
Ndërsa ajo vetëm këndon duke harruar të qajë…