Mëkova dashurinë-Vaso Papaj


Këtë botë të vogël që fort shtrëngoj, në pëllëmbë,

Shtrirë në shtrat, e shoh si në pasqyrë të plasaritur.

Ndaj netëve kam përzier gëzim dhe lot’ me dhëmbë

E në qetësinë e tyre, kam pyetur veten:

ç’poezi ke shkarravitur?

Nëpër një shteg me gjemba gjer këtu bashkë erdhëm,

Dhe kudo, mbi muret tona gozhdë mallkimesh gjeta.

Në shekuj, mes vëllezërish gjak të pafund derdhëm.

Ndaj, një poezi s’më josh, qoftë e bukur,

në s’thotë të vërteta.

Një rresht nuk shkrova, të flirtoja hijen që më ndiqte.

Edhe pse ndieva të më joshte, gjer besën të tradhëtoj.

Po tjetër fat kërkova, larg saj, larg të më shpinte.

Vetëm atje pa zhurmë mëkova dashurinë,

e me të në zemër, po jetoj

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 200

Të gjitha reagimet:

8Faqja Zyrtare Ardian Muca, Gori Stafa dhe 6 të tjerë