Dafiola Nepravishta

Melankoli
Kërcitja e shiut mbi xham
Më sjellin në kohë tek ti
Unë pas xhamit vargje shkruaj
Dua ta përshkruaj këtë ndjenjë
Pèr dreq,s’po di se si,
E ëmbël, e vrullshme,magjike
Tamam si ky shi tani.
Zemërohem jo pa shkak,
Se ty pranë s’të kam,
Me pikat e ftohta të shiut
Krijoj portretin tënd mbi xham.