Melodia e zemrës-Eralda Cuko


Eralda Cuko

Në melodinë e zemrës dashuria flet,

në të bukurit sy, yjet shkëlqejnë n’errësirë…

Këndon një këngë të butë si vala në det,

lulëzon jeta si lulja në shkretëtirë…

Në rrufenë e times zemër buron mirësia

përhapet si zëri i një zogu mbi kodër…

Si ëndërr a përrallë lind dashuria,

bubullin si zjarri i ndezur n’votër…

Në melodinë e ndjeshme dua t’ndalem,

të shkruaj vargje në dritëhënën e plotë…

Në krahët e ’ëndrrave aty le të kallem,

pastaj të strukem të mos dalë më dot…

Në melodinë e zemrës i ëmbli zë këndon,

për të paqtën dashuri që nuk njeh fund…

Si drita e diellit qê herët agon,

përhapet kudo e shkëlqen sa të mund!

Në melodinë e zemrës i ëmbli zë këndon,

për të paqtën dashuri që nuk njeh fund…

Si drita e diellit qê herët agon,

përhapet kudo e shkëlqen sa të mund!