Mendime të rrëmbyera-Gina Kapej Xhaferaj


Mendime të rrëmbyera

Ahh, sa larg më shkuan mendimet!

M’u shfaqe si mister në natë pranvere

Në brigje lumi më dërguan ëndrërrimet

Atje ku këndonte bilbili në çerdhe.

Atje ka bahçe të bukura me trëndafila

Kur nisa shkollë për herë të parë.

Më përgatiti nëna një çantë me ngjyra

Me rrudha si brazda të thella në ballë.

Vumë në radhë libra, lapsa e vizore.

E një palë sandale me ngjyra të bardha.

Nga gëzimi m’u dukën si gjëra përrallore

Asgjë për të ngrënë nuk kisha te trasta.

Nëna më pas kishte vënë pak bukë misri thatë.

U ulëm në bankë fëmijë të ndrojtur të padalë.

Të paveshur mirë si yjet ndrinin në bangë

Ahh jetë në sa brigje na pret e na përplas.

Me dallgët e zemrës nuk u zemëruam.

Të gjithë në atë kohë shkollë mbaruam.

Me mundime shumë jetën e filluam

Po gjithë brezi ynë ishte e i kulturuar

Varfëria na bëri levend e dallandyshe.

Luftuam të kalonim shkallë në jetë

Hapat e jetës i numëronim të ishin ndryshe

Te ne veshja s’ishte kaq e mirë dhe e shtrenjtë.

\

Brigjet e vuajtura të jetës kështu na mësuan.

Tashti nipërve tanë asgjë nuk iu mungon

jeta vjen dhe ikën e gëzuar e trishtuar

po ata nuk kanë dëshirë që të mësojnë

S’di si do vazhdojë kjo jetë e kjo kohë

me këtë ritëm e me kompjuter në dorë.