Mendimi i një mendimi…Erjon Muça


Erjon Muça

Mendimi i një mendimi e pakufishmja,

Lindur në të pakufijshmen mbretëri të mendimeve

Brenda kufijve të eshtërt të një kafke,

Jashtqitur me pakufijshmërinë e tingujve,

Që mbart, në një masë të kufizuar zanoresh,

Bashktingëlloresh, kufijshmëria e një fjale.

Mirëpo, kjo e mësipërmja, vlen vetëm

Për të pakufijshmen, që nga një pakufijshmëri

Brenda një vogëlsie të pakufizuar, në atë

Të një tjetër të kufizuare, doli në një

Tjetër pakufijshmëri, me kufinj më të zgjeruar.

Ndërsa ka shumë të tjera, copëza,

Të të pakufijshmes, që vdesin,

Vetëm vagullisht, të joformuara.