Mendja dhe zemra e poetëve:Fatbardha Budini


Mendja dhe zemra e poetëve.

Mendja e poetëve është e lartë dhe e thellë,

jo çdo njeri mund të kuptoj se vargjet e tyre mund të kenë vlerë.

Pena dhe mendja e tyre janë vërtet të mprehta,

uroj që të jenë kështu deri sa t’u zgjasi

jeta.

Poetët janë ata/ ato që enden rreth Universit,

duke parë në heshtje dhe duke u frymëzuar prej Qiellit.

Mbyllin hendeqet me vargjet e tyre tepër të denja,

zbukurojnë pengesat që i vijnë nga vet jeta.

Poetët nëpërmjet vargjeve kritikojnë njerëz të varur prej pasurisë,

dhe qëndrojnë në krah të njerëzve të zhytur prej varfërisë.

Poetët lavdërojnë engjëjt me krah, që shfaqen prej Qiellit,

qëndron larg plagëve që vijnë prej djallit,

që veç dëme njerëzve u sjellin.

Poetët i vënë kufi shfaqjeve të arrogancës,

me shikimet e tij i bën ball bllokadës.

Ata/ato vazhdojnë të krijojnë poezi,

hovin e tij askush nuk mund t’ia ndali.

Kjo botë e veshur me plotë stuhi,

ata/ato krijojnë vargje si në ditë me Diell,

ashtu dhe në ditë me shi.

Kur krijohen plagë të mëdha tek çdo njeri,

poetët vijnë dhe nëpërmjet vargjeve i lidhin përsëri.

Zemra e poetëve është e lartë dhe e thellë,

me vargjet e tyre Dimrin e kthejnë në pranverë.

Mendja e poetëve kurrë nuk do të ketë ndalim,

ata/ato do mbeten skllav i vargjeve të tyre gjer në përfundim.