Valbona Kolaveri

MENDJA JOTE
Mendja jote
Është brëndia jote,
Dhe ti ktë e kupton,
Ne,në ndarje ndryshe rrijmë
Sipas çdo orientimi
Kur as relativen s’ke për bazë pikëzimi,
Ndërsa ti qëndron aty staturë e palëvizshme
Atëherë mos kërko veç imponimin,
Kur unë, brënda vetes po kërkoj të gjej ndryshimin
Kah hijes edhe dritës,
Vetja jote është mendja jote,
Ndaj na duhet reflektimi.
Valbona Kolaveri