Poezi
Rruget e qytetit bosh,
qetesia mbreteruar,
thashetheme dhe zhurme
pijetaresh shkalluar,
dikush kohen pertyp,
tjeterkush dhimbe gelltit:
pika gjaku ne sokak,
retoria e dites, jo pak.
Qajne rruget dhunen e bareve,
peshtyjne baret te kotat rruge,
edhe pse fare pa arsye,
mbi kokat gri vozit qielli
me hene e pa hene,
me yje e pa yje,
te bindur e me vetedije:
njerezit krenojne rruget,
rruget vdesin pa njerezit.
Ndajne palet ushtaret e gjelber,
derdhur inatit gjethe te verdha,
ndersa grate thekin gjinjte diellit,
ne kerkim te burrave humbur,
te cilet kurverohen pijeve energjike,
hane gota- thyejne gota,
bulevardit rrezohen rrept:
vaj, te kamur- vaj brekgrisurit,
s’calon qyteti nga mendjeprishurit.
