Mendohu mirë-Vilson Mersinllari


————-

Kur flet më shumë se sa duhet

dhe çfarë flet,ti aspak mendon

me një fjalë të vogël,të vetme

tjetrin ne shpirt,shumë e lëndon.

Episode të tilla të mos shohësh

ti në jetë,këto të mos i hasësh

mendoju mirë kur e nxjerr fjalën

mendoju njëherë mirë,kur të flasësh.

Se fjala e pa menduar,është e rëndë

dhe fjala e rëndë,në zemër të godet

dhe gjuha në dukje,është shumë e butë

por si një”hanxhar”,ajo kocka pret.