Mendoj-Donike Rrethej


Mendoj !
mendoj se andrrat jan shtigjet e mallit,
kapërcejt e lotit t’brishtë,
pragu i prekjes t’pa’dhanun.

Mendoj !
mendoj se puthja asht ngjizja e dishirave,
at’herë kur trupi flet n’tana g’juhët,
e nji t’bukre qi mbrenda zemrës tjerr mendime.

Mendoj !
mendoj se dashnija asht meditim,
i shpirtnave t’bukur ,
qi tuj bjerrë vedin ,duen tuj dhanë.

Mendoj !
mendoj se loti asht burimi i ndjenjës,
uji qelibar i zanave qi mbushin krojet e shpirtit,
tuj ujitë sytë e ajun prej lotit.

Mendoj !
mendoj se fjala asht e t’pa’gojëve,
qi lirinë ju dhanë me folë atyne qi dinë,
e me za t’tynin me hesht kur duhet.

Mendoj !
Eh, mendoj sonde se mendimi jem ?!
m’ka vjedh kohën,
tuj m’dhanë kohë me mendue,
( se n’kët jet gjithçka ka nji motiv ),
Mendimit.