Mëngjes nëntori-Fatbardha Budini


Mjergulla e bardhë malet e larta i mbuloi.

Dielli lindi dhe rrezet e tij lëshoi.

Ky Diell në këtë mëngjes Nëntori,

me drutën e tij sytë na i verboi.

Mes reve të errëta Dielli filloi të ndriçoj,

nuk do t’ia di edhe pse ato, po e mbulojnë.

Kërkojnë retë ta mbysin me plotë zymtësi,

por nuk po ia arrinë dot këtij qëllimi.

Mundohen ato frymën Diellit t”ia marrin,

por ai largon me rrezet e tij si diamanti.

Më pas re të zeza atë e mbuluan,

shi të dendur mbi tokë lëshuan.

Përsëri Dielli prej reve të zeza doli,

me rrezet e tij të arta tokën ndriçoi.

Ky mëngjes ishte i veçantë në këtë Nëntor,

dhe gjëja më e bukur, që kam parë në sot.