Mëngjeset:Valbona Kolaveri
Mëngjeset
I dua mëngjeset
të freskëta
ajër mali
afshe të zjarrta
prush
të çrregullta
me flokë shpupurisur ballit
sy përgjumur
që sapo i janë zgjuar Dashurisë
kafe të ngrohtë
puthjen e buzëve
buzë liqenit përpëlitje zemre
shall ,valët që përplasen në breg
e më pas krahësh ta hedh me rrezet e diellit
i dua mëngjeset
kur veten e shoh
në pasqyrimin
fytyrë dashurie
drejtuar qiellit.