Mëngjesi gri…Evis Kotte


Mëngjesi gri…

Mëngjesi kishte grumbulluar rreth vetes retë.

Ishin aq të dendura, saqë koha u ngrys që në të gdhirë. Drita ishte aq e pakët edhe rrugët kishin humbur drejtimin, prisnin udhëtarët të ndalonin në stacion.

Bryma kishte veshur xhamat e makinave, si një perde e akullt që mëngjesi gri e mbuloi me kristale.

Ndërsa avujt dhe tingujt dukej që flisnin nën zë mes shenjash të mjegulluara.

Një mëngjes gri në sytë e kalimtarëve që hedhin hapat me nxitim.

Një mëngjes gri në sytë e kalimtarëve që hedhin hapat me nxitim.