Mëngjesi i kësaj dite-Vilson Mersinllari


Mëngjezi i kësaj dite,më duket shumë i bukur

nga rrezet e diellit,që mbi Kaninë sa kanë dalë

duket dhe dita sot,paska ndryshuar dhe”lukun”

dhe vetja më duket në çast,sikur jam në një përrallë.

Shikoj sythat e pemeve,që sapo kanë shpërthyer

tek,tuk disa lule,kanë filluar dhe të lulezojnë

ky flladi i mëngjezit,ato sikur i ka ngazëllyer

lulet nëpër degët e pemëve,duken sikur po lodrojnë.

Edhe lulet e manushaqes,kanë çelur shumë bukur

nga rrezet e Diellit,e kane ngritur lart kokën

nuk rrinë më të mbledhura,nuk rrinë më strukur

rreth e rrotull shtëpisë ato zbukurojnë tokën.

Sepse ditët e Pranverës,erdhën si gjithmonë

një urim për të gjithë,unë e kam si nga hera

shëndet dhe gëzime,të kemi në zemrën tonë

në zemrat tona paçim,ne gjithmonë Pranvera.