Meraku i deles


Elisabeta Gockaj

Delja pa dalë ende nga shtëpia i porosit fëmijët të mos dalin nga porta, se pylli ka shumë kafshë të egra. Njëri nga qingjat ai më i vogëli që ishte mē i përkëdhelur se të tjerët e pyet. Mami po ne nuk i bëjmë keq askujt, përse duhet të rrojmë me frikë ? Nëna dele një çast nuk diti si t’ja shpjegonte. Vërtet mendoj, ne nuk i bejmë keq askujt përse pylli mban në gjirin e tij kafshë të tilla ! Përse nuk krijon ambjente të veçanta për të gjitha llojet e kafshve që të rrojnë të sigurta e në paqe. Ndërkoh meditimin ja ndërpret qingji i vogël. Mami unë nuk rri dot mbyllur, dua të takoj shokët e të luaj me ta, në pyllê sot kemi lënë për të bërë një ndeshje futbolli.Nese nuk do të shkoj ata do më perjashtojnë përgjithmon nga shoqëria e tyre. Nënës ju mbushën sytë me lotë. Ai kishte të drejt, duhej të lodronte në pyll pa pasur frikë. Por ajo e njihte mirë pyllin, ç’reziqe fshihte në gjirin e tij, prandaj i duhej ti këshillonte e ti mbronte fëmijet.Dakort i thotë e ëma, në orën e ndeshjes unë do të jem këtu do të shoqëroj dhe do të shoh si do luash. Qingji i vogël u hodh përpjet nga gëzimi dhe vendosi të priste nënën të kthehej nga puna. Kur në portë dëgjon një trokitje që sa nuk e shembi portën. Qingjat u drodhën nga frika, atyre u iku zëri sikur në shtëpi të mos kishte frymë të gjall. Ujku pasi i ra disa herë portës fortë, mendoj se qingjat nuk ishin në shtëpi, prandaj u fsheh pas një ferre që rrethonte kopështin e shtëpis se tyre. Ai mendoj ti priste e sapo të ktheheshin ti kollofiste një nga një. Nëna teksa po kthehej në shtëpi në duar mbante dy kova të mbushura plot me qumësht të ngrohtë, dalloj lekurën e murme tē ujkut që po përgjonte kasollen, Ajo la kovat përdhe e friksuar për qingjat e saj nisi të tjerr e të thurrë një litarr të trashë leshi, , pasi e bëri lak e lidhi në trungun e lisit dhe ju afrua ngadal ujkut duke ja hedhur në qaf. Ujku vrapoj për ti shpëtuar lakut, po sa më shumë vraponte aq më shumë laku po i shtrëngonte fytin, deri sa ujku u mbyt . Nëna ju hapi portën vogëlushve të saj, ata të trembur ju hodhën në qaf duke e përqafuar fortë. Ajo i nxori në oborr dhe ju tregoj për ujkun e ngordhur, duke ju treguar se ky s’ishte i vetmi ujk që mban ky pylli.

About Post Author