MËRGATA POTENCIAL I KOMBIT
Është pasuri kombëtare mërgata e jonë, e cila gjindet në katër anët e botës. Ky potencial, fizik, intelektual, diplomatik, ekonomik duhët shëfrytëzuar dhe afruar, sepse është vlerë kombëtare. Imazhi i kombit t’onë ka ndryshuar për së miri në botë, duke i falënderuar gjakut t’onë të mrekullueshëm. Sot, kudo në shtetet e Evropës, Amerikës, Australisë etj djemtë dhe vajzat e tona po shkëlqejnë. Ata i gjejm në institucionet e ndryshme të këtyre shteteve ( Mjeksi, arsim, administartë, kuvend, polici e ushtri etj). Në rrafshin diplomatik, kjo mërgatë paraqet sejcilin si ambasador të shqiptarisë. Padyshim, se mërgata e jonë shembullore meriton respekt e përafrim, sepse ajo është edhe potencial ekonomik i shqiptarisë. Na bëhët zemra mal, kur dëgjon sukseset e gjenit t’onë nëpër shumë fusha duke shkëlqyer. Është obligim kombëtar që dy shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova) të kenë projekte dhe angazhime për ta ndihmuar mërgatën tonë, kudo që ajo gjindet. Kjo ndihmes i duhët mërgatës sidomos në sferën e arsimit, sepse kështu ruhet kombi nga asimilimet. Respekt e dashuri për mërgatën t’onë bujare….
