Mërgimtari…
Mërgimtari , mërgimtari
Shpirti tij dhimbjen e di
Rraskapitur , zëmër vrari
Ka ikur në derë të botës
Ka lënë vatanin e vet
Dhe nënën në prag të portës
E ka lënë vetëm të shkretë.
Punon natë e punon ditë
Mërgimtar në dhe të huaj
Me shpresë t’i vijnë mirësitë
Por në shpirt më shumë do vuaj.
Kujton kohën e largimit
Kur , iku dhe s’bëri zë
Dhe lotët e mallëngjimit
Që , nëna derdhi për të.
Ai lot , që digjte zjarr
Nga syri i nënës plakë
Në faqe qëndron pa thar
Dhe pse , ka shkuar kohë e gjatë.
Veç ai e di , sa vuan
Me shpirt e zëmër plagosur
Dhe dhimbjen me dhëmbë e bluan
Thot : kurbet , a ke të sosur?!
Ìkin muaj dhe ikin vite
Hidhërim për mërgimtarin
Nënë moj , pse nuk më prite?
Por , ike pa t’puthur ballin.
Kush ka shkuar e kush ka vajtur
Kjo është jeta në mërgim
Gjithmon zemra rri e plasur
Asnjëherë nuk gjenë shërim.
E kanë thënë dhe do ta themi
S’ka më mirë , se te vatani
Ndaj ta mbajmë vëndin , që kemi
Të mos na e mar ” dushmani”
