Kur do ikësh, kur do vish, kur do shfaqeshë sërish
Kur do udhëtosh me hije, nëpër dete e korije
Kur do vish me psheretimë, kur do ikësh vetëtimë
Kur o kur, ohhh mjerë e mjerë, kur do hapësh atë derë
Të më shohç e të të shoh, sepse iku moshë e kohë
U bënë vajzat plakë me thinjë, u shkretuan fshat e brinjë
U thanë kroje e burime, ku ta gjej oh shtëpinë time
Shtëpinë time në një fushë, vallë e ka parë kush!!?
Vijnë pëllumbat mbi çati, është akoma qeni i zi!??
Është akoma një lëndinë, mbushur plot me trëndelinë!??
Se do vinj oh se do vinj, do marr dy korba të zinj
Të më bëjnë me sqep një gropë, të më bëjnë copë copë
Gjersa shpirti të më vlojë, dhe të shkojë oh po, të shkojë
Tek Shën Gjergji nën selvi, të takonj gjithë miqtë e mi.
Fatmir R Gjata
