Meritojnë nënat-Suzana Rama


Suzana Rama

Nënoke, nënëza ime sot,

ti dhe gjithë nënat në botë,

keni ditën më të veçantë,

festën e nënës, të gjitha bashkë.

Emri nënë është institucioni,

ku vet drejtësia prezumon,

se nëna nuk bën dallime,

tek fëmijët në çdo kohë.

Emri nënë është karakolli,

që me dashuri mbulon,

vetmohimi dhe sakrifica,

që fëmijët e vet mbron.

Emri nënë është altari,

ku përkulet çdo njeri,

kur kupton se është vlerësuar,

që kur gjirin ka kapluar.

Emri nënë është mbretëria,

plot me rregulla dhe me hire,

është kryefjala shekullore,

dhe kujdesi i çdo dite.

Emri nënë është sofra,

që na ngop me dituri,

është vallja, është kënga,

është buzëqeshja pa kufi.

Meritojnë nënat dhe nëna ime,

të festojnë për çdo ditë,

sakrificat bëjnë sublime,

meritojnë gjithë lartësitë.