Ku ishe ti….,
Kur buzēt mērmēritēn tē heshtura,
Dhe fjalët i rrembeu flladi i erës.
Ku ….,
Ku ishe ti ..,
Kur trupi mbeti statujë
si trungu i pemēve tē zhveshura,
në palcën e dimrit tē trishtë.
Ku ishe ti,…
Kur retë kalonin të përgjumura,
Në muaj të vobekët,
Dhe unë si vejushë të prisja pafund .
Ku ishe ti,…
Kur zemra rrahu ngadalë mbi trupin e brishtë .
Kërkonte ta shihje ,ti flisje ,ti jepje
pakëz dashuri pakëz shpresë për të jetuar .
U harrove si erërat e tërbuara që
struken për ca kohë nē shtratin e vdekjes.
Unë dhe ti erdhem nga ëndrrat e bukura tē jetës.
Nuk duhet ti lëmë vitet të kalojnë si retë..
Diellin nuk e ndalon dot askush,
Të derdhë magjinē e tij tē artë,
Të ndriçojë mbi gjithësinë e
mbi trupin e mbetur statujë ….
Dielli dhe dashuria i jep kuptim jetës !
Erdhëm të dy nga shtigje të vështira ,
Për të gjetur dashurinë e munguar .
E ushqyem çdo ind të vdekur të lulëzoj në përjetesi …..
Nuk dua tē ketē mërmëritje dhe vaje …,
Kur gjethet e vjeshtës të bien mbi varrin tim .
