Merre nënën-Fatbardha Amzaj


Merre nënën

Merre nënën “mbaje me vete”,

Mos e lër të mbetet vetëm,

Se trishtohet kur s’ të sheh,

Vendin tënd s’e zë kush tjetër.

Merre nënën mos e lër ,

Merre ngado ku të shkosh,

Merre nënén, ajo është diell,

Është bekimi në këté botë.

Ka nevojë për zërin tuaj,

Për shërbim kur është sëmurë,

Kur, ti je pranë saj,

Nuk ka më nevojë për kurë.

I vjen në buzë buzëqeshja,

Shtëpia i mbushet plotë,

Shërohet nga lumturia ,

Si një flutur fluturon.

Merre, merre mos e lerë,

Të presë gjatë te pragu i derés,

Shpirt dhe zemër t’ia shërosh,

Mos t’i rrjedhë asnjë pikë loti.

(Për nënat që emigrimi i fëmijëve i ka lënë vetëm)