Merre penën më thotë brenga!Godo Mehmetaj


Merre penën më thotë brenga

fillo vargun edhe shkruaj

syri nuk më lë me lotë

mi dërrmon pikat mbi bllok.

Merre penën më thotë malli

dhe natën më ngrë nga gjumi

shkruaj Nënës që të rriti

dhe me ninulla më tundi.

Merre penën më thonë vitet

shkruaj se ku ke qëndruar

vargu më mbetet për gjysëm

më dridhen të shkretat duar.

Merre penën thërret ati

shkruaj vitet e kurbetit

se kushë ini pyesni veten

ku humbët identitetin.

Merre penën thërret brengu

shkruaj vëndin ku u rrite

vish këpucët më vjen zëri

se dhe gurët të kan pritur.

Merre penën thërret koha

shkruaj për mijra Shqiptar

për prindrit që mbetën vetëm

që nuk vijnë as për të qarë.