Merrmini të gjitha-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Merrmini të gjitha,

Heshtjen time në e doni,

E keni çengelesh varur

Buzëqeshjesh të ngrira,

Arlekinësh,

Mu desh ti ngjyeja

Buzët ngaherë

Me këtë bojë,

Vlen ,

Kur si zonjë përshëndetesh,

Të mos gërthitësh ,

Mjafton

Merreni idealin tim,

Ndershmërinë ndaj vetes

Dhe të tjerëve,

Atë ma përbuzën modernët,

Atë që,

Me njëmijë e sa betime nderi,

E valvita sa munda gjithë jetën

Si vyrtyt,

I juaji le të mbetet

Nëse vlen akoma,

Mua flamujjtë e saj mu grisën

Stuhive të kohës

Merreni hajmalinë time,

Fjalën,

Veç mos e murosni

Gjinjtë ti kullojnë gjak,

Gurët tia hedhin,

Mediokrët ,

Të pavlerët,

Ata që nxijnë

Çdo fletë

Merrmini të gjitha deliret

Madhështive,

Nuk i desha kurrë,

As të pabesët

Që të mbërthejnë në të tyret

Pabesitë

Ti kem të gjitha këto

Nuk më duhen,

I druhem të gjithës,

Kur nuk kam qetësinë,

Për bishti zvarritem ,

Si kali që rrotull i sillet vdekjes

Ua jap pa më të voglën mëdyshje

Të gjitha ,

Më besoni,

Dilemat i zhduka

Hamëndjeve të rrudhura ,

Kohëve pa zot,

Silikoni

Jetoj pa të gjitha vyrtytet,

Edhe veset,

Do çmendesha fare

Po të mos më merrni

Të më hidhni tutje,

Trishtimin,

Këtë kush ka guximin

Të vijë të ma marrë?

A më dëgjoni.