Merrnin shkallët në krah…Ilmi Cani


Merrnin shkallët në krah, për të hipur në mollë;

Për të kapur mollët e majës.

I lanë shkallët se si mbanin dot.

I bënë shtrazë për të mbledhur mollat që binin.

Të krimburat bien. Bien në ujë.

Ato shkallët e bëra shtrazë, donin ca shkurre shtesë, që të mbanin sa më shumë mollë.

Dështuan dhe me këtë. I mblodhën; me gjithë krimba e thartira. Filluan të shajnë mollët e majës.

Ato nuk mblidhen me shkallë të vëna në mollë.

As me ato të vëna në shtrazë

Mollët e pjekura, nuk bien kollaj, zotërinj të shkallëve si trashëgimtarë.

Shajini mollët që nuk ju vijnë në shtrazë.