Mes dallgësh e lotësh !Fatbardha Zirka Menaj


MES DALLGËSH E LOTËSH !

Një fjalë o njeri ,ta dëgjoja…!?

Ta bëja forcë, kur jeta s’më fali

Atëherë kur jeta me gostiti..

Me troshiti,mes dallgësh e lotësh

Më flaki në ujrat e pikëllimit

…S’ka tolerancë në rrugën ngushëllimit

Êshtë deti i mbushur, mes dhimbjesh

Ku lutjet, përkulnin dhe muret

Forcën kërkoja,pjesë te jetès e doja

Atëherë ,kur dhimbja thërrmonte

Si molë, që kerciste të mijat kocka

Dhe heshtja fundosej,mes dallgësh e lotësh

Një fjalë o njeri , ta dëgjoja..!?

Nga jeta, pak tolerancë kërkoja..

Por luksi, për mua ishte të duroja..

E forcën e bëra ortak,deri ne netët e vona..

FATBARDHA ZIRKA MENAJ